Dy turistë holandezë kanë rënë në majën e Qores teksa janë ngjitur në Malin e Çikës.Raportohet se ata janë plagosur, pasi kanë rënë në një zonë të vështirë dhe pas njoftimit të autoriteteve, menjëherë është bërë e mundur ndihma ndaj tyre.
Një prej tyre mësohet se ka thyer këmbën dhe është transportuar me helikopter në spital. Ndërsa turisti tjetër nuk ka pësuar dëmtime dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.