Aktualitet

Bien ndjeshëm lindjet në Shqipëri, psikologët shpjegojnë arsyet






               Publikuar në : 17:35 - 16/08/19 |
mapo.al

Tkurrjes së lartë të numrit të popullsisë për shkak të emigracionit, tashmë i është bashkuar edhe ulja e lindshmërive. Sipas raportit të fundit të INSTAT, në tre muajt e fundit ka një rënie prej 5.7% të të lindurve. Në Korçë është shënuar shtesa më e ulët natyrore, teksa qytetarët shpjegojnë se pamundësia ekonomike ka sjellë këtë situatë.


Mendimi i qytetarëve në përgjithësi është ky:
“Është normale që papunësia, ekonomia e njerëzve dhe nuk mund të lindin fëmijë, se kanë mundësinë të rrisin fëmijë të tjerë”.

“Të rinjtë nuk para martohen sepse nuk kanë mundësi. Të mbash familjen duhet të kesh punë, ke detyrime”.

“Me këtë që po bën qeveria apo qeveritë, kanë frikë njerëzit të bëjnë fëmijë”.

Kryeqyteti vazhdon të ruajë një trend pozitiv të shtesës natyroreme 2157 fëmijë të lindur. Për ekspertët, ky fenomen lidhet me pasigurinë financiare kryesisht te çiftet e reja, por pa përjashtuar dhe faktorët social apo politik.

“Është aspekti ekonomik. Pasiguria që individët kanë përsa i përket punës që bëjnë, të ardhurave që do kenë. Nëse një cift do ketë të ardhura të sigurta për një kohë, mund të ndihet i sigurt për të krijuar familje dhe për ti dhënë jetë fëmijëve”, thotë Lenida Halilaj, psikologe.

Tendenca për ulje të lindshmërisë vihet re në të gjithë botën që prej 5 vitesh, ndërsa në Ballkan, ekspertët theksojnë se fenomeni vjen si pasojë e problemeve politiko-ekonomike./Oranews/


Etiketa: , , ,

Pas