Aktualitet

Bieta Sulo flet për momentin kur mendoi se u nda ‘përgjithmonë’ nga Albani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:54 - 16/05/21 |
mapo.al

Bieta Sulo ndan shpesh momente nga jeta romantike dhe familjare me Alban Dudushin, por s’e kishim dëgjuar më herët të zbulonte një episod ndarjeje. E ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, moderatorja tregoi se para shumë vitesh ajo dhe Albani u ndanë për plot 5 muaj.






“Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë. Besoj ka qenë 2011-ta dhe ishte nga këto ndarjet “përgjithmonë”. I thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtet për rreth 5 muaj. Ka qenë periudhë si kjo, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë e tij.


Një mbrëmje më vjen një mesazh prej tij dhe nga gjithë mesazhet mund të veçoja njërin ku shkruante: “love is a ring on telephone”. Unë kur e pashë isha në gjumë dhe mendova do ta ketë nisur gabim. Më vonë kur u pajtuam, më tha se kishte qenë duke dëgjuar një këngë nga Patti Smith, “Because the night” dhe ai mesazh ishte një varg teksti që mbarte dy kuptime.”– u shpreh Bieta.







Mesazhi, në dukje fare rastësor paska qenë i mirëmenduar nga Dudushi, pasi në çdo shpjegim të mundshëm, rezultonte deklaratë e hapur dashurie.



“Ring në anglisht do të thotë unazë dhe zile dhe ai e kishte në dy kuptime. Dashuria mund të jetë thjesht një zile, por nga ana tjetër pavarësisht se s’kemi unazë, letra dhe s’jemi zyrtarisht të martuar, jemi bashkë. Sa herë dëgjoj këtë këngën prekem, sepse më kujtohet periudha kur s’ishim bashkë, por edhe ai lloj premtimi përmes mesazhit.”– përfundoi Sulo.



Që prej pajtimit romantik, Albani dhe Bieta janë bashkë prej më shumë se 1 dekade dhe sot janë prindër të një djali 4-vjeç të quajtur Kroi-Art.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas