Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar së fundmi ndaj fjalëve që po qarkullojnë në rrjet, se Big Brother do të rikthehet nën drejtimin e saj sërish në ekranin e Top Channel.
Përmes postimeve të vazhdueshme në “Instagram”, Arbana u ka bërë me dije ndjekësve se nuk është në dijeni të këtij vendimi të supozuar. “Uroj ta dija, por vërtetë nuk e di. Shpresoj t’ju shoh së shpejti”-ka shkruar moderatorja.
Risjellim në vëmendje se Big Brother është drejtuar prej vitesh nga Arbana Osmani. Por, vitet e fundit u vendos nën rolin e moderatorit Ledion Liço.