Aktualitet

Bilanc i rënduar – 832 të prekur sot me Covid, qytetet ku u shënuan rastet e reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 01/12/20 |
mapo.al

832 raste të reja me koronavirus rezultojnë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ( 557 raste ishin një ditë më parë). 21 76 testime janë bërë nga ISHP për të dyshuarit me Covid-19.






Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.


Ministria e Shëndetësisë deklaron se 535 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Kësisoj numri total i shëruarve nga koronavirusi në vend shkon në 19.384

Lexo edhe :  MSH: 3 viktima, 17 raste të reja dhe 1107 të shëruar nga Covid në 24 orë




506 pacientë ndodhen të shtruar aktualisht tek 3 spitalet Covid, 39 prej tyre ndodhen në terapi intensive, ndërsa 11 janë të intubuar.



12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, konkretisht 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.



COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 832
Të shëruar ne 24 orë 535
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.176

Testime totale 192.620
Raste pozitive 39.014
Raste të shëruara 19.384
Raste Aktive 18.808
Humbje jete 822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9827
Durrës 1360
Elbasan 831
Fier 1455
Korçë 999
Vlorë 959
Shkodër 892
Lezhë 725
Berat 606
Kukës 409
Dibër 211
Gjirokastër 534

1


Etiketa: , ,

Pas