Kronika

Bilanc tragjik – 451 të vdekur nga koronavirusi, shqetësuese situata në spitale







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 18/10/20 |
mapo.al

Shqipëria numëron 451 viktima nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.


Tre qytetarë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, teksa po trajtoheshin në terapi intensive në spitalet COVID të Tiranës.


Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.



Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.


Sot u konfirmuan pozitivë me koronavirus 281 persona nga 1276 testime.


LEXO EDHE: 

281 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi


Etiketa: ,

Pas