Aktualitet

Bilanc tragjik në SHBA, 163 mijë të vdekur nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:37 - 08/08/20 |
mapo.al

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 162.836, prej të cilëve 1.176 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.


SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.


Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 58.444, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.033.723.


Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,57 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 63,1 milionë.


Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 541.494 raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.917.562 raste dhe India me 2.040.261.


Etiketa: , ,

Pas