Kronika

Bilanc tragjik nga aksidentet rrugore – 6 viktima dhe 13 të plagosur në 3 ditë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:59 - 25/11/20 |
mapo.al

Edhe sot një ditë e zezë. Rritet numri i aksidenteve në vend. 6 përplasje, mes tyre një me vdekje, kanë ndodhur sot në disa qytete të vendit. Tre ditët e fundit, nga 11 aksidente të raportuara në media, janë shënuar 6 viktima dhe janë plagosur 13 persona. Disa prej tyre për shkak të shpejtësisë, e disa për mungesë të sinjalistikës rrugore, si ai në Tujan. Nga bilanci, rezulton se dita e hënë ishte dita e fatkeqëve, me 3 viktima. Mapo sjell më poshtë një bilanc të aksidenteve rrugore në tre ditët e fundit duke nisur nga sot. 



Dy aksidente janë shënuar në ‘Bulevardin Blu’ në Kamëz, sot rreth orës 10:00. Fatmirësisht, vetëm dëme materiale.


Rreth mesditës, në Kokëdodë të Fierzës një makinë tip fouristradë doli nga rruga duke u përmbysur. Për shkak të terrenit të vështirë, ambulanca nuk mund të shkonte drejt vendngjarjes, ndërsa u kërkua ndihmë me helikopter pasi dy persona u plagosën.



Rreth orës 14:00, shënohet aksidenti fatal në Pukë, ku humbi jetën Mark Ndou, 61 vjeç. Ndou ka qenë punonjës i IKMT që prej vitit 2013. Me 61-vjeçarin ndodheshin në automjet edhe dy persona të tjerë të cilët u plagosën rëndë. Dy të fundit, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.



Mapo mëson se një prej të plagosurve është identifikaur si Artan Bala, punonjësi i IKMT. Ndërsa personi tjetër, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është punonjës në Bashkinë Fushë-Arrëz. Mjeti i tyre doli nga rruga duke u përmbysur.


Në orën 20:27 të kësaj mbrëmje, një tjetër aksident i rëndë u shënua në aksin Tepelenë-Mallakastër ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre një i mitur.

Raportohet se një mjet tip ‘Toyota’ me targa greke, po shkonte drejt Tiranës ndërkohë që i është prerë rruga nga një kamionçinë që vinte nga një rrugë dytësore e fshatit.
Përplasja ka qenë e fortë pasi kamionçina ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal. Ky veprim shkaktoi lëndimin e te gjithë personave që gjendeshin në autoveturën që vinte nga Greqia.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në autoveturë udhëtonte çifti i bashkëshortëve nga Fieri së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijës.

Të pestë të lënduarit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që njëri prej te lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit te mjetit, është shtruar në reanimacion me plagë të rënda.

Në orën 21:00, një aksident u shënua në Fier. Tre persona u plagosën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. U plagosën dy drejtuesit dhe një pasagjere. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën, teksa po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.

E diela dhe e hëna, ditë të zeza

E diela që lamë pas, ishte një tjetër ditë e zezë. Një 59-vjeçar në Fier, u përplas për vdekje nga një makinë e cila po levizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Më pas, në aksin rrugor Lezhë-Milot, një tjetër këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. Viktima u përplas nga një furgon pasagjerësh.

E hëna, nis me dy viktima në një aksident në Tujan. Niko Kaloshi, teksa po lëvizte me makinën tip “Land Rover” në një zonë e cila është kantier ndërtimi në Tujan, humbi kontrollin e mjetit. Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë pasagjeri Hider Daci, 68 vjeç, si dhe Defa Kaloshi, 73 vjeç, nëna e drejtuesit të mjetit.

Gjithashtu aksidenti tragjik i së hënës në Fushë-Krujë, tronditi opinionin publik. Një makinë opel është përplasur fatalisht me një kamion të tonazhit të rëndë. Si pasojë, një pasagjere, 40-vjeçare ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Ndërsa dje (e martë) u shënua një aksident me pasojë plagosjen e një shoferi, mjeti i të cilit përfundoi në kanal i përmbysur.

/Mapo.al/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas