Shqipëria tronditet nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 01:18 minuta pas mesnate, për t’u pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.
Situata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar. Dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit, të dyja gra. Ndërkohë në Kurbin një burrë është hedhur nga ballkoni në panik e sipër dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa në Durrës raportohet për një viktimë në lagjen nr. 18, i cili është nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e emergjencave.
Flitet se ka viktima dhe në zonën e plazhit në Durrës por ende nuk ka të konfirmuar.