Katër persona nuk e kanë fituar luftën me koronavirusin në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin total të viktimave në 93.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se bëhet fjalë për dy 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana.
Në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë me koronavirus 83 persona. Ndërsa mësohet se janë kryer 420 testime.
Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spitalin ‘Infektiv’, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
LEXO EDHE:
83 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
1
Etiketa: Video, viktimat nga Covid-19 ne 24 oret e fundit