Kronika

117 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, infeksioni shpërndahet në 19 qytete





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:05 - 28/07/20 |
mapo.al

Nga 507 teste të realizuara në 24 orët e fundit janë konfirmuar 117 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.


Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik informoi se katër persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 44 janë shëruar.


Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë arrin në 4997, prej të cilëve janë shëruar 2789, raste aktive janë 206o, ndërsa 148 kanë humbur jetën.


Infeksioni është shpërndarë sot në 19 qytete, me Tiranën që mban vendin e parë me 58 raste të reja e ndjekur nga Durrësi me 12, Kukësi me 7, Kruja, Shkodra dhe Korça me nga 7 raste. Raste me të infektuar janë zbuluar edhe në Gjirokastër, Bulqizë dhe Malësi e Madhe.


Bilanci

4 të vdekur sot – Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

123 pacientë në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar

117 raste pozitive – Janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Infeksioni në 19 qytete – 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.

44 të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020)
Testime totale 39690
Raste pozitive 4997
Raste të shëruara 2789
Raste Aktive 2060
Humbje jete 148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1111
Durrës 245
Shkodër 202
Vlorë 102
Lezhë 81
Fier 76
Korçë 71
Elbasan 48
Kukës 52
Berat 29
Gjirokastër 22
Dibër 21

Apeli për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju drejtohet qytetarëve të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse kanë shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas