Aktualitet

BILANCI/ 3.2 mln të infektuar dhe 218 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 29/04/20 |
mapo.al

Koronavisuri vazhdon të vrasë njerëz në të gjithë botën, por numri i personave që ndërrojnë jetë tashmë nga Covid-19 sa vjen e bie.


Deri tani, në të gjithë rruzullin tokësor kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 218 010 njerëz. Janë infektuar deri tani nga virusi vdekjeprurës në të gjithë botën 3 138 919 individë.


Ndërsa, janë shëruar nga koronavirusi në botë 956 064 njerëz.


Shteti më i infektuar në glob nga koronavirusi është SHBA, që pasohet nga Spanja, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania etj.


1 milion prej të infektuarve janë vetëm në SHBA. Po ashtu SHBA mban edhe numrin më të madh të viktimave me mbi 55 mijë, e ndjekur nga Italia me 27 mijë dhe Spanja e Franca me nga 23 mijë.


Etiketa: , ,

Pas