Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhaënat në lidhje me koronavirusin nëvendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1001 qytetarë, në këto bashki: 394 në Tiranë, 57 në Krujë, 54 në Fier, 53 në Vlorë, 45 në Berat, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 30 në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirkastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan, 3 në Kukës, Pogradec, Cërrik, Prrenjas, 2 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd.
Janë 16,427 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qyetetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç.
Janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242,445 që nga fillimi i epidemisë.