Aktualitet

Bilanci ditor në Itali- Ulen infektimet, 421 viktima nga koronavirusi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:57 - 06/04/21 |
mapo.al

Shifra domethënëse në bilancin e sotëm italian mbi pandeminë. Sipas autoriteteve shëndetësore, të infektuarit e 24 orëve të fundit janë 7767, një shifër kaq e ulët nuk paraqitej nga shkurti i kaluar.





Mbetet gjithsesi i lartë bilanci i viktimave, që janë në rritje të dukshme, 421, ndërkohë që dje ishin 296.


Italia me bilancin e sotëm kalon 3 milionë të shëruarit, 21 mijë prej tyre vetëm në një ditë.




Me uljen domethënëse të shifrave të Lombardisë, që sot shënon pak më shumëse 800 të infektuar, rajoni më i goditur është Lacio, me 1200 të tillë.


Ndërkohë, kanë ardhur në vend 1.5 milion doza të Pfizer, partia më e madhe që ka mbërritur deri më tani, dhe që pritet të lehtësojë ndjeshëm situatën në qendrat e vaksinimit që po njihnin mungesë dozash.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 701 infektime ditore dhe 14 viktima

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas