fbpx

Ekonomi

Bilanci i 2017-s për bizneset, nesër afati i fundit i dorëzimit





               Publikuar në : 18:03 - 30/07/18 |
mapo.al

Bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimin e kanë afatin për të depozituar bilancet e 2017-s pranë qendrës kombëtare të biznesit deri më 31 korrik, pra deri ditën e nesërme.


Aplikimi bëhet online në portalin “e albania”, pa pagesë. Pasqyrat financiare duhet të skanohen dhe të kthehen në format elektronik PDF, ndërsa individët duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike.



Bizneset duhet të depozitojnë përveç bilancit edhe raportin e auditimit, ecurinë e veprimtarisë si dhe vendimin për miratimin e pasqyrave financiare.


Gjoba për tejkalimin e këtij afati është 15 mijë lekë të reja.

Sa i takon kompanive me administrator të huaj dhe shoqërive të kursim-kreditit, aplikimet nuk mund t’i bëjnë online, por vetëm në sportelet e qendrës kombëtare të biznesit.


Etiketa: , , ,

Pas