Aktualitet

Bilanci i 24 orëve të fundit – 1458 raste me koronavirus në Itali, shqetëson sërish Lombardia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:27 - 13/09/20 |
mapo.al

Italia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7 viktima nga koronavirusi. Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore kap shifrën 35.610 persona.






Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1458 raste të reja pozitive, për një total prej 287,755 të prekurish nga Covid.


Gjithashtu pati edhe 443 të shëruar, për një total prej 213.634. Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 265 raste të reja pozitive.







Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16,899 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103,339.




Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot, se në fund të dimrit do të kemi shpëtuar nga koronavirusi.

Lexo edhe :  Katër faktet psikologjike që tregojnë shumë gjëra për jetën tonë...


“Ne duhet të durojmë edhe gjashtë muaj të tjerë. Në fund të dimrit do të jemi të sigurt” – u shpreh Speranza gjatë një interviste për gazetën italiane ‘La Repubblica’.

1


Etiketa: , , , ,

Pas