Kronika

Tre viktima sot nga COVID-19, kjo është situata te Infektivi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:12 - 06/07/20 |
mapo.al

Shkon në 79 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në vendin tonë.


Tre është numri i viktimave ditën e sotme, mes të cilëve edhe mjeku 69-vjeçar nga Puka, Hysni Shkjau.


Vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.


Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. 71 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan ditën e sotme.


 

LEXO EDHE: 

Tre të vdekur dhe 71 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë

I prekur me COVID-19/ Humb jetën mjeku Hysni Shkjau


Etiketa: , , ,

Pas