Aktualitet

Bilanci i COVID-19/ Rreth 250 mijë të vdekur, 3.5 mln të infektuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 04/05/20 |
mapo.al

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,5 milionë, përkatësisht 3,595,841 sipas Worldometers.


Ndërkohë numri i viktimave po i afrohet 250 mijë, duke numëruar deri ditën e sotme, 4 maj, saktësisht 249 453 të vdekur.


Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 68,606 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 28,884 viktima, Britania me 28,446, Spanja me 25,428 dhe Franca me 24,895.


Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633. Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 803 persona.


Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani 1,162,095 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,1 milion raste aktive që presin të shërohen.

LEXO EDHE: 

Lufta me koronavirusin, mbi 1.1 mln të shëruar në të gjithë botën


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas