101 raste të reja, 6 humbje jete dhe 13 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Vihet re një ulje e lehtë e numrit të të infektuarve krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 123 persona të infektuar me virusin e rrezikshëm.
Rastet e reja sot janë konfirmuar në Tiranë 66 raste, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec dhe Selenicë.
Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi të dhënat e reja, duke ngritur shqetësimin se kemi të bëjmë me një situatë problematike, ku numri i të prekurve rritet çdo ditë, po ashtu edhe ai i viktimave.
Numri total i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 5620 nga të cilët janë shëruar 3031, 172 kanë ndërruar jetë dhe 2417 janë raste aktive me COVID-19.
6 qytetarë kanë ndërruar jetë ditën e sotme, mes të cilëve një mjek pneumolog 53-vjeçar dhe një i ri nga Shkodra, vetëm 28 vjeç, me profesion elektriçist. Numri i viktimave të koronavirusit që prej nisjes së epidemisë në vendin tonë arrin kështu në 172.
Bilanci ditor i COVID-19
101 raste të reja – Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.
Rastet e reja sipas qyteteve – 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.
13 të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.
Rastet aktive – 2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
122 pacientë në spital – Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.
6 të vdekur sot – Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.
COVID-19 – Statistika (3 Gusht 2020)
Testime totale 42657
Raste pozitive 5620
Raste të shëruara 3031
Raste Aktive 2417
Humbje jete 172 (Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1342
Durrës 302
Shkodër 218
Fier 96
Vlorë 93
Lezhë 84
Korçë 78
Kukës 69
Elbasan 54
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 24
Apeli për qytetarët
“Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes. Menjehere sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes. I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet diatanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit”.
LEXO EDHE:
Shifra tronditëse nga koronavirusi, 6 viktima në 24 orët e fundit