Aktualitet

Bilanci i përmbytjeve, Xhaçka: 105 banesa nën ujë në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 24/09/19 |
mapo.al

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë bilancin e përmbytjeve gjatë orëve të fundit mnë disa zona të vendit. Xhaçka tha se në qarkun e Tiranës, në 105 banesa ka prezencë uji, kryesisht në Kamëz. Problematike është situata edhe në Fushë Krujë, ku në 10 familje në fshatin Larush dhe 8 familje në Bubq ka prani uji. Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore. Ndërsa në Kurbin, rritja e nivelit në kolektorin Laç-Milot, përmbyti disa banesa.


Mininistrja e Mbrojtjes deklaroi se ekipet e emergjencës civile ndodhen në terren dhe po punohet për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura nga përmbytjet.



“Reshje me intensitet të pazakontë, për disa orë ka rënë shi sa për 1 muaj. Situata e stabilizuar, me përjashtim të disa zonave, të cilat po asistohen nga autoritetet. Kemi pasur mundësinë të testojmë sërish mekanizmin e ri të Mbrojtjes Civile. Mekanizmi ri të Mbrojtjes Civile e ka çuar koordinimin mes institucioneve në një nivel të ri. 


Koordinimi ka funksionuar duke qenë shumë më tepër efikasë sesa në të shkuarën. Akset rrugore dhe sistemet kryesore të furnizimit me energji dhe ujë, funksionale. Në qarkun e Tiranës, në 105 banesa ka prezencë uji, vështirësi Kamëz. FA janë angazhuar që në orët të para, 400 efektivë e mjete janë në gjendje gatishmërie. Ekipet në terren nuk kanë nevojë për kapacitete e mbështetje shtesë. Solidarë me familjet në vështirësi deri në zgjidhjen e problemeve të tyre”, u shpreh Xhaçka.


Etiketa: , ,

Pas