***
Mbi 100 mijë persona të ndihmës së shpejtë, janë angazhuar në misionet e kërkim-shpëtimit, mes shirave të rrëmbyer dhe lumenjve. “Hagibis”, goditi fuqishëm këtë të shtunë ishullin e Honshu, ndërsa cilësohet si një ndër më të dhunshmit e viteve të fundit, me një fuqi ere prej 216 kilometër në orë.
Ministria e Infrastruktutës deklaroi se deri pasditen e së dielës 21 argjinatura në lumenj u shembën. Ndërkohë 376 mijë banesa kanë mbetur pa elektricitet dhe 14 mijë të tjera pa ujë. Deri më tani janë evakuuar mbi 262 mijë banorë, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
LEXO EDHE:
Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme e dekadave të fundit