Kjo e dielë ishte dramatike. Rrugët u përgjakën sërish nga aksidentet rrugore. Pasditen e sotme, një djalë i mitur ndërroi jetë pasi makina ku po udhëtonte me të atin, xhaxhanë dhe kushëririn u përplas me një tjetër automjet. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cernicë. Policia tha në mjetin tip “Benz” udhëtonin dy vëllezër me iniciale B.Ç, A.Ç bashkë me dy fëmijët e tyre A.Ç dhe E.Ç. Ky i fundit vetëm 9 vjeç për fat të keq ndërroi jetë nga plagët e marra. Ndërsa në automjetin tjetër “Toyota” udhëtonin shtetasit me iniciale Z.M, H.L që mbeten të plagosur. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen.
Në orët e mbrëmjes, dy aksidente me motoçikleta janë regjistruar në Sarandë, në vende dhe kohë të ndryshme. Të dy të plagosurit janë shtetas të huaj që ndodheshin për pushime në Shqipëri. Bëhet fjalë për një italian, 33-vjeç dhe një suedez 24-vjeç. Të dy kanë marrë plagë të rëndë dhe fraktura, ndaj u transportuan me helikopter nga Saranda në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në kronikat e lajmeve gjen çdo ditë raportime për aksidente të njëpasnjëshme, ku për fat të keq disa janë me pasoja në jetët e njerëzve. Pikërisht nis nga fakti se aksidentet shtohen më shumë gjatë verës, Gazeta Mapo kreu këtë fundjavë një vëzhgim në spitalin e Traumës, aty ku të plagosurit shtohen çdo ditë…
*Fotot nga aksidenti i rëndë i Tropojës
Lexo edhe
Vëzhgim/ Trauma e rrugëve, nga përplasjet, tek Spitali Ushtarak