Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Bilanci tronditës/ Pesë të vrarë në dy ditët e para të Tetorit

by ro ot
02/10/2019
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Jo më shumë se para pesë javësh, e mbyllëm muajin gusht me shtatë viktima (të vrarë), mesatarisht një në katër ditë. Mirëpo akoma më alarmant vjen muaji tetor, që vetëm në dy ditët e para ka marrë pesë jetë njerëzish. Bilanc që mund të krahasohet me Kolumbinë e viteve 1980-1990, ku njerëz vriteshin çdo ditë si pasojë e pazareve të drogës apo punëve të tjera të pista.

E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri. Disa po vriten për pronën, disa për hakmarrje, disa për baste sportive e disa të tjerë mbyllin hesapet e drogës. Lufta mes bandave nuk po kursen askënd. 

Si nisi Tetori?

Dje (1 tetor) në mëngjes, në orën 08:15 minuta, në katin e dytë të një Bar kafeje në Lushnjë u ekzekutua me kallashnikov Besmir Hida, 40 vjeç. Ishte një person i maskuar që u ngjit deri sipër në katin e dytë të lokalit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Megjithëse viktima nuk kishte precedent të mëparshëm penal, thuhet se vrasja ka qenë si pasojë e hakmarrjes. Dy vjet më parë, në përpjekje për të vrarë nipin e Aldo Bares (Alfred Shkurti), Xhulio Shkurtin, u vra Zamir Latifi, nipi i Besmir Hidës. Thuhet se Hida vazhdimisht kërkonte drejtësi për nipin e tij të vrarë nga kundërshtarët e Aldo Bares, e kështu kjo kërkesë për drejtësi, mund t’i ketë kushtuar atij jetën.

Po dje, (1 tetor), në Klos, një vrasje e trefishtë në familje, tronditi qytetin e mbarë vendin. Vetëm për pak centimetra gardh vëllai (Sali Dakuci) vrau vëllain (Kujtim Dakuci), më pas nipin e tij (Flogert Dakuci), e kur mori vesh që këta të fundit humbën jetën rrugës për në spital, vrau edhe veten.

Në qarkun e veriut, në Mirditë, sot (2 tetor) u shënua një tjetër viktimë, i vrarë me armë zjarri. Eri Zefi, 34 vjeç u gjet i vdekur në një kanal kullimi nga kalimtarë të rastit i mbuluar me gjak. Dyshohet se hakmarrja ka çuar në ekzekutimin e të riut, e më pas e kanë hedhur në kanal për të fshehur gjurmët e vrasjes.

Tags: 3 te vrare ne klosbesmir hidabilanc tronditesEri Zefifreard ristapese te vrare ne dy ditevrasja ne lushnjevrasja ne mirediteZamir Latifi

JU SUGJEROJME

Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara
Kryesore

Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara

26/06/2022
Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
Bota

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje

25/06/2022
“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s

25/06/2022
Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
Bota

Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim

25/06/2022
Next Post
“Ndarja”, Stresi: Po luftoj në fshehtësi për të rifituar Kejsin

"Ndarja", Stresi: Po luftoj në fshehtësi për të rifituar Kejsin

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara
  • Moti / 10 gradë më pak në 24 orë, ja kur pritet të thyhet i nxehti përvëlues
  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
  • Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim



Editorial: ga[email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In