Aktualitet

Audio-përgjimi 1/ Edi Rama: Ata maskarenjtë bënë presion








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:38 - 17/06/19 |
ro ot

Gazeta gjermane Bild sapo ka publikuar përgjimet e reja. Ato janë pjesë e dosjes 184 dhe kanë të bëjnë me shitblerjen e votave në qarkun e Dibrës.


Biseda e parë e përgjuar që publikohet për herë të parë sot është mes Kryeministrit Edi Rama dhe Arben Keshit, drejtor i Qendrës për të Huajt në Ministrinë e Brendshme. Ai ka qenë i deleguar për zgjedhjet lokale në Dibër.


AUDIO-PERGJIMI NR 1 RAMA-KESHI



Arben Keshi: Po shefi.


Edi Rama: Hë mo si duket.


Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarë do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Lexo edhe :  "Ka udhëheqës që s'e duan të mirën e Atdheut"/ Meta me mesazh të fortë: Këta janë kuislingë (VIDEO)

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

 

Lexo edhe:

Përgjimet e reja të ‘Bild’, reagon Rama: Ndërmarrje kriminale

Reagon Rama: E konfirmoj bisedën, do e bëja sërish


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas