fbpx

Kryesore

BILD: Nga Rama te Gjiknuri, ja emrat e përfshirë në manipulim





               Publikuar në : 16:31 - 17/06/19 |
mapo.al

E përditshmja më e madhe gjermane, BILD, ka publikuar 16 përgjime nga dosja e manipulimeve zgjedhore në Shqipëri. Gazeta akuzon se Edi Rama kishte dijeni për një plan sistematik të manipulimeve zgjedhore. Përveç tij, nën akuzë janë edhe të tjerë drejtues të lartë të PS.


“Telefonatat e përgjuara nga policia anti-mafia tregojnë përfshirjen dhe dijeninë e politikanëve me ndikim. Përveç kryeministrit Rama, ministri i atëhershëm i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, aktualisht i akuzuar si anëtar i mafias së drogës, janë edhe të tjerë anëtarë të mëposhtëm të Partisë Socialiste:



-Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.


-Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvend, Ulsi Manja.

-Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Xhemal Qefalia.

-Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

-Deputeti Pjerin Ndreu”, shkruan gazeta.


Etiketa: , , , ,

Pas