fbpx

Kryesore

BILD nuk ndalet: Nis publikimi i përgjimeve, ‘gozhdohet’ Gjiknuri





               Publikuar në : 20:37 - 19/06/19 |
mapo.al

Gazeta gjermane Bild nuk ndalet. Ajo ka rinisur publikimin e përgjimeve që thuhet se vërtetojnë manipulimet zgjedhore në vend.


Sërish bëhet fjalë për dosjen e manipulimeve zgjedhore në Dibër. Këtë herë në qendër të përgjimeve është ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, por edhe shefi i policisë në Dibër, Robert Aga, deputeti Xhemal Qefalia dhe Imer Lala, të cilin gazeta e quan një të afërm të kryeministrit Edi Rama.



“Sipas hetuesve në Tiranë, ai është një kriminel i rëndë i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët,” shkruan gazeta.


“Një shtet zhytet në moçalin e mafias,” titullohet shkrimi.


Etiketa: , , ,

Pas