Kryesore

BILD-Ramës: Ja plani sistematik i qeverisë për manipulimin zgjedhor






               Publikuar në : 16:19 - 17/06/19 |
mapo.al

Ashtu siç ishte paralajmëruar, e përditshmja gjermane, BILD publikoi të tjera përgjime nga manipulimet zgjedhore. Sërish, gazeta shënjestron kryeministrin Edi Rama. Këtë herë ata e akuzojnë se ka pasur një plan sistematik për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017.


“BILD ka në dorë regjistrime të shumta telefonike- të bëra nga hetuesit shqiptarë- që tregojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik nga partia qeverisëse socialiste e kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrim elektoral, blerja e votave, shantazh ndaj votuesve të opozitës.

BILD tani publikon disa nga regjistrimet, disa prej të cilave vijnë nga e ashtuquajtura dosja ‘184-2016’. Ato janë të gjitha shembuj të manipulimit, kërcënimit dhe blerjes së votuesve nga lart poshtë. Ato tregojnë se si ka bashkëpunuar politika, biznesmenët dhe kriminelët.

Në përgjime dëgjohet se si ministria e Brendshme po harton një plan për të fituar zgjedhjet për socialistët. Se si më pas- nivel pas niveli- me para, presion dhe kriminelë, sigurohen që rezultati të jetë i saktë. Po ashtu mund të dëgjoni sesi drejtuesit e lartë kërcënojnë drejtorët dhe mësuesit e shkollave”.

“Këto regjistrime të policisë dëshmojnë gjithashtu: kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, e dinte këtë komplot elektoral, ishte pjesë e tij. Zyrtarët e lartë qeveritarë e planifikuan manipulimin zgjedhor dhe e ekzekutuan atë së bashku me udhëheqësit lokalë nga partia, administrata zgjedhore dhe mafia”.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas