fbpx

Kryesore

BILD: Shqipëria, kjo republikë e drogës, po rrëshqet në kaos total





               Publikuar në : 17:09 - 17/06/19 |
mapo.al

Gazeta më e madhe në Europë, BILD, paralajmëron se Shqipëria po rrëshqet në kaos total.


“Shqipëria, një nga vendet më të bukura, por edhe një nga vendet më të prapambetura në Europë. Për turistët, një mister i egër dhe i lirë në brigjet e Adriatikut.



Por vendi është përballë mundësisë që të rrëshqasë në kaos total: ai konsiderohet si një republikë e drogës, si Kolumbia e Europës. Dhe: Shqipëria rrezikon që të bëhet një kërcënim për Ballkanin e paqëndrueshëm.


Një nga arsyet: vendi është kthyer në një republikë të mafias, klanet kriminale dominojnë politikën dhe jetën publike. Korrupsioni është normalitet, edhe blerja e votave në zgjedhje.

Prej disa muajsh ka demonstrata masive. Opozita e akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017, me ndihmën e mafias janë blerë vota, është bërë presion ndaj mbështetësve të opozitës ose janë mbajtur larg zgjedhjeve,” shkruan BILD.


Etiketa: , , ,

Pas