Kryesore

Bild: Xhaka dhe Shaqiri provokuan serbët, ja çfarë rrezikojnë







               Publikuar në : 08:10 - 23/06/18 |
mapo.al

Shqiponja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka pushtuar faqet e para të mediave të huaja.


Gazeta më e madhe gjermane, Bild shkruan se Xhaka e Shaqiri provokuan serbët.

Sipas ekspertit Urs Majer, lojtarët nuk duhej ta bënin atë veprim.

Gazeta shkruan megjithatë se tifozët serbë e nisën të parët me provokimet e tyre duke fishkëllyer ndaj shqiptarëve.

Bild shkruan se FIFA nuk i toleron mesazhet politike në stadium.

Sipas saj, mbetet për t’u parë se cili do jetë dënimi.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas