Ceremonia e 63-të e ndarjes së çmimeve Grammy ishte eventi i fundit ku Billie Eilish u shfaq me flokët e saj karakteristikë me rrënjë jeshile të fortë. Këngëtarja postoi një video dhe disa foto në Instagram, ku prezantoi look-un e ri. Tashmë është bjonde!
View this post on Instagram
Në fund të vitit të kaluar, Billie u bëri të ditur fansave se do të ndryshonte flokët pas publikimit të dokumentarit të saj në Apple TV+, “The World’s A Little Blurry” dhe e mbajti premtimin. “The World’s A Little Blurry” trajton rrugëtimin e Billie-t drejt suksesit si edhe realizimit të albumit debutues që i ndryshoi jetën.
View this post on Instagram
Flokët brunë me rrënjë jeshile u bënë një tipar shumë personal i Billie-t, madje ndikoi edhe te adoleshentët. Ngjyra jeshile duket se e ka ndihmuar për një kohë të gjatë yllin e muzikës të kalojë periudhat e vështira të problemeve me shëndetin mendor. Tashmë është një epokë tjetër për të – mesa duket, shumë më e lumtur.