Aktualitet

Bilanci/ Në Durrës inspektohen 5171 objekte, 33 janë shembur





               Publikuar në : 19:40 - 06/12/19 |
mapo.al

Zëvendës ministrja e Ministrisë së Brendshme, Rovena Voda, me anë të një deklarate për mediat nga Durrësi ka bërë të ditur të dhënat më të fundit për sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit.


Ministrja Voda tha se deri më tani kanë inspektuar 5171 objekte. Ndërkohë objekte që ishin shpallura të rrezikshme për jetën e njerëzve që jetonin pranë, sipas ministres Voda janë prishur deri më tani 33 objekte.



Ndërkohë ministrja Voda ka shpjeguar edhe ngjyrat që inspketorët në terren vendosin për banesat që verifikojnë. Konkretisht sipas ministres NGJYRA E GJELBËR tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm. NGJYRA E VERDHË tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe nuk është i banueshëm derisa të riparohet. NGJYRA E KUQE tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen.Për të gjitha objektet e klasifikuara me ngjyrën e kuqe do të ndërmerret një vlerësim më i specializuar për të përcaktuar nëse këto objekte do të shemben apo riparohen.


Bilanci:

Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 2267 Objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1637 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325 për t’u prishur;

Në rang qarku, 5171 objekte të inspektuara.

– Të prishura gjithsej në Qarkun Durrës 33 objekte.

Lista e objekteve të prishura në Durrës, gjithsej 21 objekte:

1 objekt 2 katësh (lagjja Kënetë)

1 objekt 3 katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)

3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 4-katësh (zona e plazhit, pas hotel “Koral”)

1 objekt 4-katës, në zonën e plazhit (Rrota e Kuqe)

1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, hotel “Vila Verde” 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës.

1 objekt 6-katësh hotel Gostivari, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt në Durrës

1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, (hotel “Lubjana”)

1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katsh) në Lagjja “Kënetë”

1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 4-katësh në Shkozet

1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh në “Ura e Dajlanit”

Lista e objekteve të prishura në Thumanë, gjithsej 10 objekte:

2 objekte 2-katëshe, qendër, Thumanë

7 objekte 5-katëshe, qendër Thumanë

1 objekt 2-katësh shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë, gjithsej 2 objekte:

1 objekt 2 katësh, shkolla 9-vjecare;

1 objekt 3 katësh, në fshat Bubq.


Etiketa: , , ,

Pas