fbpx

Bota

Binjaket e bashkuara që ndahen pas një operacioni 50 orësh





               Publikuar në : 12:15 - 16/07/19 |
mapo.al

Dy binjake pakistaneze me kokë të bashkuara, i janë nënshtruar një operacioni në Spitalin e Londrës që ka zgjatur plot 50 orë dhe është mbikqyrur nga 100 mjekë. Bëhet fjalë për 2-vjecaret Sara dhe Marwa Ullah, të cilat vuanin nga lidhja e rrallë “kraniopagus”, që prek 2-6 % të binjakëve në mbarë botën.


Mjekët fillimisht përdorën realitetin virtual për të krijuar një kopje të saktë të atonomisë së tyre. Më pas realizuan në 3D një strukturë komplekse të kafkave të tyre për të parë pozicionin e trurit dhe enëve të gjakut. Mjekët punuan pikërisht për të ndarë enët e gjakut dhe më pas futën një pjesë plastike në kokat e tyre për t’ua mbajtur larg.



Operacioni i tyre, i cili fatmirësisht rezultoi i suksesshëm, u mundësua nga një biznesmen pakistanez.


<
>
5d2d97971b4dfconjoined-twins-pakistan-heads-separated-great-ormond-street-1682532 5d2d979feab21conjoined-twins-pakistan-heads-separated-great-ormond-street-1682534 5d2d97aa8da50Screenshot_5 5d2d97bd86bffconjoined-twins-pakistan-heads-separated-great-ormond-street-1682528


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas