Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në vendin tonë, thotë se në Shqipëri ka disa raste të infektimit me variantin Delta të koronavirusit, ndërsa shton se 6 prej tyre kanë qenë të vaksinuar, edhe me dy doza.
Bino ka shpejguar se këto 6 raste i kanë bërë vaksinat jashtë vendit ndërsa thekson se janë vaksinuar me dozat e Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac.
“Janë 6 raste të cilët kanë qenë të vaksinuar, 2 raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qenë të vaksinuar në AstraZeneca në prill në Mbretërinë e Bashkuar. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, nuk kishin krijuar mbrojtje dhe 2 të tjerët kanë qenë me Coronavac. Ajo çka vihet re është se në spitale po rritet numri i të rinjve, por nuk po ndodh tek ne.
Ne kemi pasur strategjinë tonë. Planifikimi për një dozë të tretë jo vetëm për Coronavac por edhe për vaksinat e tjera po merret në konsideratë. Po shikohet dhe në bazë të studimeve të ndryshme do të veprojmë. Testi i antikorpeve nuk është diçka që sugjerohet. Metodologjitë e kundërtrupave, mund të japin. Qytetarët të vaksinohen dhe të ruhen të mos matin antitrupat.” – tha Bino.
LEXO EDHE:
Komiteti i Ekspertëve: Varianti ‘Delta’ në 10 qytete, kufizimet nuk ndryshojnë