Presidenti amerikan Joe Biden ka fyer një gazetar të Fox News të hënën. Duke menduar se e kishe mikrofonin, Biden e ka quajtur “bir k….”.
Incidenti u shënua gjatë një konference për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ku po diskutohej për inflacionin.
Gazetari i Fox News, Peter Doocy, i cili e pyeti: “A do të pranonit ndonjë pyetje mbi inflacionin, mendoni se inflacioni është kosto politike për zgjedhjet e mesit të mandatit?”.
Biden duket se harron që mikrofoni ishte i ndezur dhe thotë: “Jo, mendoj që është një avantazh. Më shumë inflacion… Çfarë budallai bir k….”.
Gazetari i Fox News deklaroi se Biden e kishte telefonuar më pas dhe i kishte kërkuar falje për komentin.