Aktualitet

“Biri im”, Rudina Dembacaj uron djalin e Markut për ditëlindje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 04/05/21 |
mapo.al

Megjithëse nuk i nxjerr shpesh fëmijët e partnerit të saj në rrjete sociale, Rudina Dembacaj ka treguar gjithmonë se ka marrëdhënie shumë të mira me familjarët e Mark Frrokut.





Sot, djali i këtij të fundit feston ditëlindjen dhe aktorja nuk e kurseu një urim në llogarinë e saj në Instagram, krahas një poze me Leonardin.


Ata të dy shfaqen të buzëqeshur, ndërsa Rudina e ka shoqëruar foton me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua.”







Në vitin 2019, Rudina konfirmoi ndarjen nga ish-bashkëshorti, vetëm 3 vite pas martesës së tyre. Ndërkohë para disa muajsh ajo mori një super propozim për martesë nga partneri i saj aktual, Mark Frroku.


Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Mark Frroku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, moderatorja na ka surprizuar shumë të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar, sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

318


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas