Ekspertët thonë që birra mund t’ju ndihmojë t’i eliminoni njollat dhe ndotjet në shtëpi, mirëpo të shërbejë edhe në disa situata të pakendshme ku ndohemi shpesh.
Eliminimi i njollave
Nëse e derdhni kafen në tapet apo në të keni ndonjë njollë tjetër, birra mund t’ju dalë në ndihmë. E gjitha që duhet të bëni është që të hidhni pak birrë direkt në njollë dhe ta fërkoni ngadalë me leckë të pastër.
Flluskat e birrës do t’i “nxjerrin” jashtë njollat, ndërkaq me leckë fërkoni derisa njolla të zhduket dhe sipas nevojës, shtoni edhe pak birrë.
Mobiliet e drurit
Njollat në mobiliet e drurit, duke përfshirë edhe rrathët nga kafja, mund të zhduken në çast, me ndihmën e birrës. Hdhni pak birrë dhe pastroni me leckë, do të shihni që druri do të shkëlqejë si i ri.
Enët e bakrit
Me birrë mundeni t’i pastroni edhe enët apo objektet zbukuruese të bakrit – në këtë mënyrë do t’ua ktheni shkëlqimin pa kurrfarë dëmtimesh.
Ekspertët thonë që thartira e birrës ndihmon që bakri sërish të shkëlqejë pa e dëmtuar fare. Leckën lageni me birrë dhe lustroni objektet e bakrit. Më pas do të shihni se si do të shkëlqejnë sërish.
Rregulloni barin e kopshtit
Nëse keni oborr në të cilin bari në vende të caktuara ka marrë ngjyrë kafe, ekspertët thonë që mund ta “ngjallni” duke i hedhur pak birrë. Sheqeri i fermentuar do të stimulojë rritjen e barit dhe do t’i mbytë kërpudhat.