Politika

Biseda Balluku-Vorpsi, reagon PD, Hasa: Kërkojnë të mobilizojnë sërish krimin dhe paratë e drogës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:38 - 08/02/19 |
mapo.al

Komunikimi skandaloz i Ministres Balluku me deputetin e PS, Vorpsi, ku marrin nëpër gojë, me fjalor të rëndë kryetarë bashkish, si ai i Vorës, dhe ku për më tepër ngjajnë se po ndajnë me telefon zona influence, gërshetuar me fuqinë e tyre ekzekutive, ka tronditur opinionin sot. Jo se nuk janë mësuar me të tilla befasi nga politika, por kjo nuk pritej pikërisht nga më të rinjtë e Ramës që u ka besuar gjysmën e buxhetit të shtetit. Edhe Partia Demokratike e dënoi këtë lloj komunikimi. Deputeti Endri Hasa u shpreh se:  “Autorja e abuzimeve miliona euro dhe e megamashtrimit me Air Albania, me urdhër të Edi Rames, paska nisur aksion për të mobilizuar krimin dhe paratë e korrupsionit për të kapur Bashkine e Vorës. Nuk ka për t’ia dalë dot!”, shprehet Hasa.


Deputeti demokrat thotë se:


“Njësoj si me ministrat e korruptuar, që i largoi për t’i shpëtuar drejtësisë, Edi Rama po mundohet të shpëtojë nga drejtësia kryebashkiakët e faktuar për lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon, duke mos i kandiduar me. As krimi, as droga, as paratë e korrupsionit nuk do ta shpëtojnë dot qeverisjen kriminale të Edi Ramës”, deklaron Hasa.


Lexoni bisedën e ministres Balluku me deputetin Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament.


Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Eshtë djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…


Etiketa: , , , , ,

Pas