Dukesha e Sussex-it ka bërë së fundmi atë që askush nuk e ka bërë nga familja britanike mbretërore. Ajo asistoi si editore për numrin e shtatorit të revistës britanike “Vogue”, duke përzgjedhur 15 gra që kanë bërë jehonë nëpër botë për çështje si diversiteti, të drejtat transgjinore dhe ndryshimet klimaterike. Në radhët e tyre është pikasur edhe ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama.
Dukesha e ka përshkruar Michelle-n si një femër të jashtëzakonshme. Me këtë të fundit, Meghan ka konsumuar para pak muajsh, teksa ishte ende shtatzënë me të birin, një drekë me ushqim meksikan dhe nuk ka ngurruar të bisedojë rreth familjes, rritjes së fëmijëve dhe bamirësisë.
Në bisedën e publikuar në faqen e fundit të revistës, Michelle duket se nuk i ka kursyer këshillat. “Ju them vajzave të eksperimentojnë sa më shumë derisa të kuptojnë çfarë i bën të lumtura”-është shprehur ndër të tjera ish zonja e parë e SHBA-së. E teksa Meghan e ka pyetur se cili ka qenë tingulli më i bukur që ka dëgjuar ndonjëherë, Michelle ka dhënë një përgjigje që me shumë gjasa mund të dëgjohet nga një numër i lartë prindërish.
“Kur Malia dhe Sasha ishin të porsalindura, Barack dhe unë mund të kalonim orë vetëm duke i parë teksa flinin. Na pëlqente të dëgjonim zhurmat e vogla që ato lëshonin, veçanërisht belbëzimet që bënin kur ishin në gjumë të thellë”- ka thënë Obama.
Lexo edhe:
Markle refuzoi kopertinën e “Vogue”, por e shfrytëzoi për 15 gra…