Aktualitet

“Biseda me ndërkombëtarët”, Rama: Do përmbysim shpifjet për godinën e shembur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 19/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama shprehet se ka realizuar biseda me ndërkombëtarët jashtë vendit dhe në Tiranë për situatën aktuale në Shqipëri.


Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë nënvizoi se në fokus të bisedimit ishte edhe domosdoshmëria e përfundimit të Reformës Zgjedhore.


“Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës.


Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it”, deklaroi Rama.



Etiketa: , ,

Pas