Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Biseda në jaht në mars-prill të vitit 1910: Shqiptarët, më të vjetër se Hëna

by mapo.al
27/12/2021
in Dikur, Kryesore
0

Nga Ilir Ikonomi

Autori austriak Sigmund Münz, i cili po bënte një udhëtim në Mesdhe me jahtin “Rovenska”, takohet në Stamboll me deputetin e parlamentit osman, Ismail Qemal Vlora, dhe kushëririn e tij të dytë, Ferit pashë Vlora, ish-Vezir i Madh (kryeministër) i Perandorisë në vitet 1903-1908. Ishte koha kur Kosova dhe Malësia e Madhe kishin ngritur krye kundër politikave të Turqisë për taksa të reja, për ndalimin e arsimit shqip dhe imponimin e alfabetit osman.

————

Një ditë, përpara se të niseshim për në Stamboll, u takuam me Ferit pashën, Ismail Qemalin dhe me çiftin grek Griparis në bordin e jahtit “Rovenska”.

Feriti, Ismaili dhe unë zumë vend nën një tendë për të biseduar pranë tryezës. Në afërsi të jahtit tonë ishte një anije luftarake turke, ku po hipnin ushtarë që do të dërgoheshin në Selanik dhe, prej andej, për në malet e Shqipërisë.

Ismail Qemali tha: “Një shtypje e kryengritjes nga jashtë nuk ka kurrfarë vlere. Plaga do të hapet përsëri. Qeveria osmane ka bërë edhe një gabim të rëndë, duke u imponuar shqiptarëve alfabetin turk”.

Për ta mbyllur, ai shtoi: “Edhe Serbia e Vjetër është në fakt shqiptare. Pretendimet e Serbisë për këtë krahinë, që shovinizmi e quan Serbi të Vjetër, janë një marrëzi…”

Kur dikush në shoqërinë tonë përmendi se shqiptarët ishin të ardhur nga Kaukazi, Ismail Qemali ia ktheu: “Ata janë racë autoktone.”

Ferit pasha ndërhyri duke buzëqeshur: “Ata janë po aq të vjetër sa Hëna e ndoshta më të vjetër dhe nuk lejojnë të bëhet shaka me këtë.”

Ferit pasha theksoi edhe një herë se një problem kryesor i Turqisë ishte që ajo duhet t’u jepte lirinë shqiptarëve.

Ismail Qemali shtoi: “Reforma, reforma për Shqipërinë, kjo është më e rëndësishmja. Ishin parashikuar nga Kongresi i Berlinit, por deri tani kanë mbetur vetëm një ëndërr në diell. Ato do të realizohen një ditë, mirëpo me shtypje të përgjakshme nuk arrihet asgjë, përveçse zemërim, i cili do të shpaguhet rëndë.”

(Marrë nga libri: Sigmund Münz, “Balkan Herrscher und Staatsmänner”, Wien, 1912)

Tags: bisedaismail qemalijahtNga Ilir Ikonomishqiptaret

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Kujtesë e dobët? Studiuesit tregojnë zgjidhjen që ju duhet

Kujtesë e dobët? Studiuesit tregojnë zgjidhjen që ju duhet

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In