I ftuar në emisionin ‘Open’, kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj zbuloi se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së Grenell ku kanë diskutuar për disa çështje për Kosovën. Haradinaj tregoi se ka zhvilluar dhe disa takime më përpara në Berlin me Grenell. Më tej, Haradinaj theksoi se e heq taksën vetëm kur Vuçiç të njohë Kosovën. “Për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova.”-deklaroi Haradinaj.
Biseda në studio
Pyetje: Grenell nuk ju takoi ju sot? Si e shpjegoni këtë?
Haradinaj: Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin.
Pyetje: Grenell ka dhënë një ultimatum për të hequr takën me Serbinë?
Haradinaj: Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën– vijoi Haradinaj.
Eni Vasili: Por Grenell ishte i qartë kur kërkoi heqjen e taksës?
Haradinaj: Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia nje Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën. Për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova.