Dy vite pas prezantimit të versionit DB11, kompania britanike e prodhimit të super makinave luksoze, “Aston Martin” është gati të sjellë versionin e saj të ri.
Versioni i ri quhet DB11 AMR (Aston Martin Racing) dhe është një model i përmirësuar në shpejtësi dhe sportivitet.
DB11 AMR shkon nga 0 në 100 km/h për 3,7 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 334 km/h, 13 km/h më shumë sesa DB11.
Nga ky model do të nxirren në treg 100 makina. Çmimi i Aston Martin DB11 AMR do të jetë rreth 220 000 euro.