Mbrëmja e djeshme ishte shumë emocionuese për miliona shqiptarë.
Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në rezultat 2-1, falë dy golave spektakolarë të shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Pas kësaj fitore, statuset dhe komentet e shumta shpërthyen gjithandej në rrjetet sociale me fjalë nga më të mirët për djemtë shqiptarë.
Ishte këngëtarja Rita Ora ajo e cila filloi t’i ndjekë të dy sportistët në rrjetin social Instagram.
Ndërkohë sot reperi Capital T publikoi një fotografi në InstaStory, ku ka shfaqur momentin teksa ka biseduar me Shaqirin pak pas përfundimit të ndeshjes.
‘Bisha që terrorizoi serbo-rusë’, ka shkruar Kapo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu faktit që Shaqiri dha një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e mbrëmshme.
Xherdani dhe Capital T kanë një miqësi prej vitesh dhe shpesh takohen gjatë udhëtimeve të Kapos në Zvicër.
BRAVO per Terminatorin Shaqiri ,respekt le te feston me tutje me Shqiponjen kur te jep gol per Shqiplandin apo ndoshta me mire Kosovalandin (switzerland) .Ato 10000 franga denim ja paguajme ne nga Kosova me gjithe qefë bile edhe te Lichtsteinerit ato 5000 franga. MJAFTONCapital T ta mbaj nje koncert ne Confederatio Helvetica. HEREN TJETER Xherdan maroja qefin zviceraneve me naj kang mbas golit. ☺