Kryesore

Bizneset i tregojnë Bashës xhiron ditore: E mbajmë hapur për të mbledhur borxhet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:23 - 02/03/21 |

Një prej pronarëve të bizneseve në njësinë nr.4 ka hapur arkën e xhiros ditore duke i treguar kryedemokratit Lulzim Basha, se ka pasur rënie të fitimeve nga puna e tij. Ai tha se është detyruar të heqë shumë artikuj për shkak se nuk ka fuqi blerëse.






“Tani nuk i bëj dot 60-70 mijë lekë xhiro. I kam hapur gjërat. Kam hequr shumë artikuj. Ka rënë puna. Nuk ka fuqi blerëse”, u shpreh ai.


Ndërkohë një tjetër pronar biznesi tha se ka vetëm borxhe dhe e mban dyqanin hapur për t’i mbledhur ato. “Punë nuk kemi borxh plot. Na vjen ta mbyllim por po rrimë se mos marrim ndonjë nga këto borxhet që na kanë” – tha ai.







Kreu i PD shtoi se faji për këtë është i një grushti njerëzish por më 25 Prill kjo gjë do të ndryshojë.

Lexo edhe :  Rama: S’do kërkojmë ndërmjetësim ndërkombëtar për krizat tona politike


“Nuk është faji juaj, është faji i këtij grushti njerëzish. Më 25 Prill do e ndryshojmë këtë realitet. Nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit. Ne do e ndryshojmë Shqipërinë duke ju ardhur në ndihmë ju”, tha Basha.



1


Etiketa: , ,

Pas