Aktualitet

Bizneset kundër masave: Qeveria të paguajë dëmin ose do ngrihemi në protesta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 23/12/20 |
mapo.al

Vendimi i qeverisë për mbylljen e bizneseve nga ora 20:30 ka sjellë reagime të shumta nga sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e biznesit. Mbyllja e lokaleve, bareve dhe restorantet në periudhën e festave të fund vitit kur shumica e këtyre aktiviteteve kanë dhe të ardhurat më të mëdha, cilësohet si një faliment.






Pronarët e lokaleve deklarojnë se qeveria duhet t’u kompensojë dëmin që po u shkakton ose ata do të detyrohen të ngrihen në protesta. Biznesi i shërbimeve në bare dhe në restorante mban peshën kryesore të ekonomisë për punësimin. Pronarët e lokaleve thonë se bizneset e tyre janë më të rregullta për pagesat e taksave dhe mbyllja e tyre në orën 20:30 është një falimentim.


Enri Jahaj përfaqësues i Shoqatës së Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës deklaron se qeveria po i falimenton dhe po nxjerrë në rrugë mijëra punonjës. “Kanë qenë rreth 30 përqind e jona që prisnin këto festa të merrnin pak ajrosje ekonomike. Sot gjenden përballë një fakti që do të duhet të ulin qepenat dhe ndoshta nuk do ta ngrenë më atë qepen. Sektori jonë është një ndër më të prekurit në shkallë botërore dhe jo vetëm në Shqipëri. Ky kufizim me një orë e gjysmë është absurd”

Në emër të shoqatës që përfaqëson, Jahja tha se i do t’i dërgojnë një letër kreu të qeverisë, Edi Rama. Nëse nuk ka reflektim nga ana e institucioneve shtetërore, pronarët e lokaleve do të nisin protestat



1




Etiketa: , ,

Pas