Aktualitet

Bizneset zbatojnë porosinë e Ramës, vijnë punëtorët e parë nga Bangladeshi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:26 - 05/07/21 |
mapo.al

Krahas dhjetra shqiptarëve, pjesë e një sipërmarrje prodhimi në Lezhë janë bërë dhe punëtorë nga Bangladeshi, duke vënë në zbatim një nga deklaratat më të debatuara të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.






10 bangladeshas kanë mbërritur në Shqipëri prej 1 muaji, duke u punësuar në një biznes të përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore.


Mungesa e alternatives në vendin e tyre i ka detyruar punëtorët nga vendi i Azisë Jugore, që t’i drejtohen Shqipërisë, ndërsa shprehen të kënaqur me kushtet e punës që iu janë ofruar.







“Unë kam ardhur nga Bangladeshi për të punuar këtu në Shqipëri. Jam detyruar të vijë këtu sepse nuk na ofrohet një alternativë e tillë në vendin tonë. Kam lidhur kontratën me kompaninë e prodhimit “INCA” dhe deri tani jam i kënaqur. Kushtet e punës janë të mira e po ashtu na është siguruar edhe fjetja e ushqimi, këtu afër punës. Do qëndroj këtu për një kohë të gjatë se nuk kam zgjidhje tjetër, pasi në vendin tonë nuk ka punë”, ka thënë ai për Report Tv.





“Unë jam nga Bangladeshi dhe kam ardhur prej 1 muaj këtu në Shqipëri. Bashkë me të njohur të tjerë vendosem që të vijmë këtu, pasi na thanë se kishte nevojë për pune. Unë jam i martuar dhe kam dy fëmije, por duke qenë se në vendin tonë nuk na jepet mundësi punësimi u detyrova të vijë këtu. Jam punësuar tek kjo sipërmarrje prej 1 muaj dhe deri tani jam shumë i kënaqur me kushtet e punës dhe pagesën. Pronari na ka mundësuar, akomodimin dhe ushqimin këtu afër punës. Problem mbetet gjuha, por po mundohemi ta mësojmë sadopak” , rrëfen një tjetër.

Përfaqësues të biznesit thonë se mungesa e krahut të punës në Shqipëri, i ka detyruar që t’i kthejnë sytë nga vendet e tjera të botës dhe janë në pritje të lidhjes së kontratave të tjera me punëtorë të huaj.

Me një popullatë prej 163 milionë banorësh dhe të ardhura vjetore për frymë prej 2227 USD –gati 2.5 herë më të vogla se Shqipëria, Bangladeshi është një vend burim për migracionin e krahut të punës, ndaj dhe vetë kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale i sugjeroi një sipërmarrësi fason në qytetin e Shkodrës që të rekrutonte punëtorë nga Bangladeshi.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas