Aktualitet

Biznesi i Ndraghetës me qeverinë – Balla: Fajin e ka Lulzim Basha









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 25/01/21 |
mapo.al

Numri dy i rilindjes, Taulant Balla, i pyetur nga gazetarët lidhur me përgjimet e antimafias italiane, ku del se eksponetët kryesorë të organizatës Ngragheta, kërkojnë të bëjnë biznes dhe të pastrojnë paratë me kontrata dhe sipërmarrje me qeverinë shqiptare, në vitet 2017-2018, u shpreh se për këtë duhet pyetur Lulzim Basha.



Edhe pse bëhet fjalë për kohën kur në qeveri është rilindja, dhe bëhet fjalë për tendera e koncesione që lidhen me vitin e fundit të mandatit të parë të Edi Ramës, dhe me vitin e parë të mandatit të dytë, sërish, sipas numrit dy të rilindjes, fajin e ka Lulzim Basha.


T.Balla veçoi nga gjithë hetimi dhe gjithë afera që po zbardhet, vetëm pjesën ku eurodeputeti italian i përfshirë me Ndraghetën, i përket një formacioni të djathtë politik në Itali, dhe për rrjedhojë është mik i Lulzim Bashës.

Lexo edhe :  Balla: Të marrim shembull nga Kosova, të garantohet vota e emigrantëve



Kujtojmë se prej 3 ditësh, është zbardhur një pjesë e përgjimeve, ku del se njerëz të Ndraghetës janë me kontakte të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kërkojnë të marrin leje, tendera dhe koncensione, për të kryer pastrimin e parave.



Edi Rama ende nuk është shprehur për këtë skandal.


Ndërsa, Taulant Balla fajësoi Lulzim Bashën, edhe pse në asnjë prej fashikujve deri tani, aty nuk përmendet fare opozita, por vetëm ministrat dhe zyrtarë të lartë të mazhorancës.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas