Presidenti Ilir Meta ka bërë një koment për përgjimin e publikuar të sekserit të Ndragheta-s, Antonio Gallo, për lidhjen e mafias italiane me qeverinë Rama.
Meta tha nga Durrësi se gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet nga institucionet tona, duke nënkuptuar kështu nisjen e hetimeve.
“Pa asnjë diskutim që problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare që bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve të caktuara në këtë drejtim.
Dhe të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali dhe të drejtësisë italiane për gjithçka që kanë të bëjnë me Shqipërinë, padyshim që duhet të ndiqen menjëherë dhe nga institucionet tona”, – tha Meta nga qyteti bregdetar ku mori pjesë në fushatën e dhurimit të gjakut nga Myftinia e këtij rrethi.
LEXO EDHE:
“Me ryshfet në Ministri”/ Interesat e Ndraghetës për biznes në Shqipëri
Etiketa: Ilir Meta, pergjimet e Ndraghetes, Video