Aktualitet

Biznesi i Ndraghetës me qeverinë Rama – PD: SPAK të nisë hetimin!









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 23/01/21 |
mapo.al

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimin bazuar në përgjimin e sekserit të Ndragheta-s, Antonio Gallo, për lidhjen e mafias italiane me qeverinë Rama.



Zyrtarja e PD-së, Grida Duma tha në një deklaratë për mediat se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet t’i lërë intervistat për mediat dhe të nisë sa më shpejt hetimet për lidhjen që Ndragheta ka me qeverinë Rama.


Taksapaguesve, vijoi Duma, i ka kushtuar shumë ekzistenca e SPAK. Ka ardhur koha të justifikojë rolin, theksoi zyrtarja e PD-së.




Në përgjime ka dalë se si Ndragheta është futur në biznes dhe kërkon leje, licensa e favore nga qeveria, ku i duhet të japë 20 përqind si rryshfet.



Deklarata e zyrtares së PD-së, Grida Duma:


Të dashur qytetarë! Këto 8 vjet, të gjithë kemi provuar në një mënyrë apo në një tjetër se pushtetarët që kemi në krye, e shndërruan Shqipërinë në vendin e shkretuar e te varferuar për shka të qeverisjes më të keqe ndonjëherë të këtyre 30 vjetëve. Qeveria më e keqe në historinë e Shqipërisë, më e korruptuara! Korrupsioni, babëzia për pasuri, pangopësia e ka shndërruar qeverinë e Edi Ramës dhe njeriun e tij Erion Veliaj, në një vegël absolute të mafias. Historia është përsëritur. Pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias Italiane ka rënë Erion Veliaj.

Përgjimet tronditëse të publikuara nga media këto ditë, konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit. Përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane. Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafiozeNë përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%.

Ajo që u zbulua nga media është vetëm një episod më shumë në vargun e aferave të pambarim të korrupsionit të qeverisë Rama dhe kukullës kryesore të tij, Eion Veliaj. Të dashur qytetarë!Sa herë të shikoni kullat në Tiranë, sa herë shikoni mbytjen me ndërtime, Tiranën e pabanueshme të uzurpuar, kuptoni dhe kujtoni Erion Veliajn dhe Edi Ramën, e kuptoni se ata janë ortakë me mafian, kanë 20% të tyre. Ata marrin 20% e milionave, ndërsa qindra dhe mijëra qytetarë mezi ia dalin të shtyjnë muajin, qindra mijëra të tjerë janë të papunë dhe mijëra të rinj mendojnë vetëm se si të largohen nga Shqipëria.

Të gjitha këto janë të dëshmuara në pergjimet e antimafias italiane.Në këto përgjime dalin takimet e kryera të biznesmenëve ndërmjetës shqiptarë, mes Erion Veliajt dhe biznesmenit të Ndraghetës Gallo. Janë bizneset e përbashkëta që miqtë e Veliajt dhe të Ramës kanë me bizneset e mafias italiane. Janë bisedat mes tyre që tregojnë 20%-shin e Erion Veliajt për lejet e ndërtimit dhe 20 %-shin e qeverisë së Edi Ramës për tenderat dhe koncesionet. SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kan sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga dërkombëtarët që SPAK e drejtësia të veprojë. Deri tani asgjë!

Megjithëse provat i kanë të gatshme nga kolegët italianë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion nuk ka bërë asnjë veprim për të nisur hetimet për Erion Veliajn dhe implikimet e tij me biznesin e mafias italiane. Arben Kraja, të lërë intervistat nnë media e të kryejë detyrën. Të zbatohet së paku standardi i vendosur Tahirit. SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë. Shqiptarët meritojnë shumë më shumë.Shqiptarët meritojnë një qeveri të pastër, që do të punojë e angazhuar e dedikuar për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Pas 25 Prillit, pas fitores së zgjedhjeve, ne do të ç’rrënjosim korrupsionin qeveritar.

Ata që janë mësuar të vjedhin prej jush dhe të marrin për vetem do të paguajnë një çmim të rëndë për atë që kanë bërë. Në 25 prill ne do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka kaq shumë nevojë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas