Kryedemokrati Lulzim Basha i mëshon situatës së vështirë të biznesit të vogël.
Në një postim në “Facebook”, Basha shprehet se veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së.
“Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme”, vijon kreu i opozitës duke iu referuar dëshmisë së një biznesmeni mjaft të prekur nga kriza ekonomike.
Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente, thotë Basha, duke iu referuar planit me pesë pika të propozuar nga Partia Demokratike.
Postimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në “Facebook”:
Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret!